Me kënaqësi ju njoftojmë se 24 kandidatë kanë përfunduar trajnimin për artizanate “Punimi i dollamës”.
Ju mund të kontaktoni secilin prej kandidatëve për porosinë tuaj unike, në linkun e mëposhtëm:

Sebahat Kabashi
Zejtare & Instruktore e Dollamës
Punimi i dollamës mësohet por mësimi vjen nga dëshira. Nëse dikush ka dëshirë e mëson shpejtë dhe i bën të gjitha.
Zejxhan Celina
Instruktore e Dollamës
Punimi i dollamës nuk është diçka që e fillon sot dhe e përfundon sot. Kjo e ka përfundimin pak më të gjatë që kërkon kohë dhe durim.

Kandidatët që tashmë e kanë përfunduar trajnimin.

Çfarë thanë ata për Projektin? A po modernizohet "Dollama"?
Erdha këtu sepse doja të mësoja dhe të punoja në këtë zanat. Planet e mia për të ardhmen janë, nëse më jepet mundësia të vazhdoj të punoj nga shtëpia.
Qëllimi im është që të përdoren këto motive edhe në veshjet e sotme, që mos të përdoren vetëm në dasma. Të dizajnojë që të përdoren edhe në veshjet e përditshme.
Në fillim ishte pak e vështirë. Më dridheshin duart kur e merrja gjilpërën. Por tani është shumë më mirë është shumë e lehtë.
Punimet e bëra gjatë gjithë kursit sikur dollamën, jelekun, pjesët e këmbës, rripin, i kam reklamuar në Instagram dhe në Facebook. Pastaj mora një porosi.
Kisha dëshirë të punoja dollama. Përpara nuk e kisha rastin të mësoja këtë zanat.
Më pëlqen puna aq shumë sa që e kam marrë “dollamën” në shtëpi për të vazhduar punën. Ne synojmë të arrijmë tregun me këtë zanat.

“Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës”

Dollama.org synon të ndihmojë gratë që kanë mbaruar trajnimin për prodhimin e dollamave (veshje tradicionale për nuset në Kosovë) për t’i vendosur në kontakt me blerës potencial, duke shërbyer kështu si një platformë për promovimin e punësimit të grave.

Kjo webfaqe është zhvilluar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajta e saj është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe të partnerit implementues Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Projekti i zbatuar nga OJQ EC Ma Ndryshe “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës” është pjesë e grantit të financuar nga projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Dialogut Ndërmjet Komuniteteve dhe Kohezionit Social” që financohet nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

© 2022 EC Ma Ndryshe